A keni pyetje?
Të gjitha informacionet që ju nevojiten në lidhje me shërbimin tonë dhe përgjigjet e disa pyetjeve më shpeshta.
Çfarë më duhet në mënyrë që të përdor TeleDoc?
Për të përdorur TeleDoc ju nevojitet një smartphone IOS ose Android si dhe aplikacioni My TeleDoc dhe një anëtarësim aktiv.
A mund të regjistrohem përmes aplikacionit?
Po, duke klikuar butonin “Regjistrohu” ju mund të krijoni një llogari dhe më pas të zgjidhni produktin tuaj të dëshiruar.
Çfarë të bëj nëse harroj informacionin e hyrjes / fjalëkalimin tim?
Ju mund të rivendosni ose ndryshoni fjalëkalimin tuaj në çdo kohë duke përdorur adresën tuaj të postës elektronike. Për ta bërë këtë, shkoni te “Harruat fjalëkalimin” në aplikacionin My TeleDoc.
Çfarë lloj ndihme mjekësore ofron TeleDoc?
TeleDoc ofron kujdes të përgjithshëm dhe të specializuar mjekësor për të rriturit dhe fëmijët. Përfshirë recetat, këshillimin mjekësor dhe vaksinimin.
Sa shpesh mund të flas me një mjek?
Ju mund të flisni me një mjek pa limit.
A ka ndonjë kufizim në kohëzgjatjen e një konsultimi?
Kohëzgjatja e këshillimit tuaj me mjekun nuk është e kufizuar sepse konsulenca dhe këshillat mjekësore janë shumë të rëndësishme për TeleDoc.
A mund të telefonoj në emër të fëmijëve të mi?
Anëtarësimi standard vlen për personin e regjistruar dhe kryesisht mund të përdoret vetëm nga ai. Sidoqoftë, ekziston një përjashtim për fëmijët e vegjël nga 0- 6 vjeç.
A mund të përshkruhet recetë mjekësore?
Për shkak të miratimit të Ligjit të pandemisë shkaktuar nga Corona Virus , TeleDoc aktualisht përshkruajm receta nëpërmjet aplikacionit .
Si mund ta marr recetën time?
Ju merrni recetën tuaj direkt në Aplikacionin MyTeleDoc.
A mund të përshkruhet një rekomandim?
Fatkeqësisht TeleDoc aktualisht nuk mund të lëshojë rekomandime. Sidoqoftë, ky funksion së shpejti do të bëhet i disponueshëm.
Si mund të ngarkoj matëriale?
Përmes ikonës “Dosje” ju mund të ngarkoni lehtësisht foto ose dokumenta që të mund ti shohë mjeku juaj.
A punon TeleDoc jashtë vendit?
TeleDoc punon jashtë vendit ashtu si punon në Shqipëri, edhe pse është e rëndësishme të keni një lidhje të qëndrueshme të internetit (3G, 4G ose 5G).
Kujdes: Mund të ndodhin tarifa shtesë për roaming.
A është e mundur të regjistroni një palë të tretë?
Po, ju mund të kryeni regjistrimin për një person tjetër. Thjesht futni të dhënat për personin tjetër kur plotësoni aplikimin.
Sa kohë duhet të pres para se të lidhem me një mjek?
Si rregull, koha e pritjes në Aplikacionin tonë është më pak se një minutë. Ju do të informoheni nëse kohët e pritjes janë më të gjata.
A flas direkt me një mjek?
PO nëse jeni regjistruar, do të lidheni automatikisht me një mjek brenda disa sekondave.
Kush janë mjekët TeleDoc?
Mjekët janë kryesisht mjekë të përgjithshëm ose mjekë specialistë. Në të ardhmen do të jetë gjithashtu e mundur të rezervohen konsulta të specializuara.
A flas gjithmonë me të njëjtin mjek?
TeleDoc punëson një ekip me disa mjekë ndaj nuk është e mundur që ju të kontaktoni me të njëjtin mjek. Sidoqoftë, ne kemi një kartele elektronike ku çdo mjek TeleDoc mund të shohë historikun tuaj mjekësor kur telefononi.
Nga vijnë mjekët TeleDoc?
Mjekët vijnë nga vendi që keni zgjedhur gjatë regjistrimit, janë të regjistruar në Urdhrin e Mjekut dhe kanë përvojë disa vjeçare .
Si mund ta arrij mjekun me të cilin fola herën e fundit?
Ndërsa sistemi ynë ju cakton te mjeku tjetër që bëhet i disponueshëm, nuk ka asnjë garanci se do të flisni me të njëjtin mjek.
A duhet të paguaj për konsultën?
Të gjitha këshillimet e mjekëve të përgjithshëm mbulohen nga kuota e anëtarësimit.
Sa kushton një anëtarësim në TeleDoc?
Anëtarësimi jonë standarde fillon me vetëm XX në muaj.
A mund të paguaj vetëm për një telefonatë?
Jo, shërbimi ynë bazohet në kontratë me pagesë mujore ose vjetore. Me anëtarësimin standard prej XX € në muaj, një mjek është gjithmonë në dispozicion dhe ju mund të kontaktoni një me anë të video- telefonatës sa herë që të keni nevojë.
A mund ta paguaj TeleDoc çdo muaj apo çdo vit?
Anëtarësimet tona fillojnë me XX € në muaj dhe këste mujore.
Sa është kohëzgjatja minimale e kontratës?
Afati minimal për Anëtarësimin Standart dhe Anëtarësimin Familjarë TeleDoc është 1 vit. Afati për Anëtarësimin në TeleDoc Udhëtim është 14 ditë.
Cilat janë mënyrat e pagesës?
TeleDoc pranon të gjitha metodat e zakonshme të pagesës: MasterCard, Visa, American Express, PayPal, ApplePay, etj.
A zbritet tatimi nga TeleDoc?
Anëtarësimi në TeleDoc aktualisht nuk zbritet nga taksat në shumicën e vendeve, por pagesat online varen nga ligjet lokale të vëndit.
Si mund të përfundoj anëtarësimin tim?
Ju mund të hyni në faqen zyrtare të TeleDoc me emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj dhe t’i jepni fund anëtarësimit tuaj në cilësimet e llogarisë.
A ka kosto shtesë përveç tarifës mujore?
Tarifa mujore mbulon të gjitha shërbimet e përfshira në anëtarësimin tuaj në TeleDoc. Nuk përfshin asnjë kosto që lind gjatë ekzaminimeve të mëtejshme, koston e medikamenteve, koston e recetave ose kostot nga ofruesi telefonik celular.
Tarifa mujore mbulon të gjitha shërbimet e përfshira në anëtarësimin tuaj në TeleDoc. Nuk përfshin asnjë kosto që lind gjatë ekzaminimeve të mëtejshme, koston e medikamenteve, koston e recetave ose kostot nga ofruesi telefonik celular.
Është shumë e lehtë për të menaxhuar informacionin tuaj të kontaktit brënda Aplikacionit MyTeleDoc.
A kam nevojë për një siguracion shëndetësor publik?
Ju nuk keni nevojë për siguracion shëndetësor publik për të përdorur TeleDoc.
A është TeleDoc kompani sigurimi shëndetësor?
TeleDoc nuk është kompani sigurimi shëndetësor. Ne jemi një kompani telemjekësie, e cila ofron shërbimet e saj për te siguruarit, por nuk i zëvendëson ato.
A I paguan siguracioni shëndetësor disa nga kostot?
Siguracioni shëndetsor publik aktualisht nuk mbulon asnjë nga kostot, por ligjet po ndryshojnë dhe ne do t’ju njoftojmë.
A mund t’i kërkoj shpenzimet e TeleDoc nga siguracioni im shëndetësor privat?
Shpenzimet mund të kërkohen nga kompanitë e përzgjedhura të siguracioneve shëndetësore private. Kontaktoni siguruesin tuaj shëndetësor për më shumë informacion.
A mund ta përdor TeleDoc pa siguracion shëndetësor?
TeleDoc është në dispozicion për të gjithë pavarësisht nëse ata kanë siguracion shëndetësor.
A kam nevojë për një numër të sigurimeve shoqërore?
Numri juaj i sigurimeve shoqërore nuk kërkohet për të pasur një konsultë me një mjek, por kërkohet para se të mund të lëshojmë receta të caktuara.
A janë të dhënat e mia të sigurta?
Të dhënat tuaja janë të sigurta tek ne sepse sistemi ynë kripton të dhënat tuaja dhe transmetimin e videos në mënyrë të tillë që vetëm ju dhe mjeku të keni qasje në to. Më shumë informacion mund të gjenden në faqen tonë të dedikuar për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Sigurisë.
A e regjistrohet historiku im mjekësor?
TeleDoc mban një regjistër të brendshëm mjekësor, i cili mund të aksesohet vetëm nga mjeku që ju trajton.
A kam akses të marr kartelën time elektronike / regjistrin mjekësor?
Ju mund të merrni historikun tuaj mjekësor në Aplikacionin MyTeleDoc, ndërkohë ju lutemi kontaktoni ???? office@teledoc-austria.com me ndonjë pyetje të lidhur.
A janë regjistruar video- konsultat e mia?
Audio e konsultave tuaja regjistrohet dhe ruhet për një periudhë të kufizuar për arsye ligjore dhe Mbrojtje e të Dhënave dhe Sigurisë.
Çfarë më duhet në mënyrë që të përdor TeleDoc?
Në mënyrë që të përdorni Shërbimet e TeleDoc keni nevojë për një smartphone të bazuar në iOS ose Android si dhe Aplikacionin MyTeleDoc me një anëtarësim aktiv.
Mjeku nuk mund të më shohë / dëgjojë. Cfare duhet te bej?
Nëse mjeku nuk ju sheh ose nuk ju dëgjon, sigurohuni që kamera dhe mikrofoni juaj të jenë active dhe që ju keni lejuar që aplikacioni të ketë akses në to(ALLOW)
A mund të hyj në aplikacionin MyTeleDoc në të njëjtën kohë nga disa pajisje?
Po, mund të hyni njëkohësisht nga dy pajisje.