DEKLARATA E MBROJTJES SË TË DHËNAVE

Informacion i përgjithshëm

Për ne në TeleDoc, ju vini gjithmonë i pari, si person dhe si pacient. Kjo Deklaratë për Mbrojtjen e të Dhënave shpjegon se si ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale – të dhënat personale që formojnë bazën teknike dhe administrative për konsultimet telemjekësore që mundësohen nga mjekët dhe që ju mund t’i rregulloni përmes aplikacionit tonë (këtu e tutje referuar si “shërbime”) – kur regjistroheni dhe përdorni aplikacionin tonë dhe kur dëshironi të përdorni shërbimet tona.

Kjo Deklaratë e Mbrojtjes së të Dhënave përshkruan se kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale (kontrolli i të dhënave). Ajo gjithashtu përshkruan se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale, bazën ligjore mbi të cilën ne e bëjmë këtë, të drejtat tuaja përkundrejt përpunimit të të dhënave tuaja personale, si mund t’i ushtroni këto të drejta dhe si mund të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me masat tona për mbrojtjen e të dhënave.

Ju lutem vini re se TeleDoc vetë nuk ofron asnjë shërbim mjekësor. Të gjitha këshillat, përfshirë sugjerimet mjekësore, rekomandimet dhe planet e trajtimit që merrni përmes aplikacionit tonë (“shërbimet telemjekësore”), ofrohen nga mjekë të jashtëm të pavarur, të cilët nuk kontrollohen dhe as nuk janë të lidhur me TeleDoc (“mjekët partnerë”). Këta mjekë partnerë janë përgjegjës për të gjithë përpunimin e të dhënave personale që bëhet gjatë ofrimit të shërbimeve telemjekësore.

Në përputhje me Nenin 4 (Kapitulli 1) Paragrafi 7 i Rregullores Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme (referuar këtu e në  vijim si GDPR) , subjekti përgjegjës për të dhënat personale që ju regjistroni në aplikacionin MyTeleDoc është:

TeleDoc Holding GmbHAbsberggasse 31/10

A-1100 Vjenë

E-mail: dataprotection@teledoc-holding.com

Personi përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave: Alfred Nusshall

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave tuaj të përdoruesit si klient ose nëse doni të regjistroheni dhe/ose të ngrini pretendime dhe/ose të drejta për mbrojtjen e të dhënave, mund të na kontaktoni: TeleDoc Holding GmbH, Absberggasse 31/10, A- 1100 Vjenë, si dhe përmes postës elektronike në dataprotection@teledoc-holding.com (Subjekti i mesazhit: Mbrojtja e të Dhënave).

Të dhënat personale janë “të gjitha informacionet që lidhen me një individ të identifikuar ose të identifikueshëm”. Një individ konsiderohet i identifikueshëm nëse mund të identifikohet në mënyrë direkte ose indirekte, në veçanti duke iu referuar me një identifikues të tillë si emri, numër personal identifikimi, informacion i vendndodhjes, të dhëna identifikimi në internet ose një ose më shumë tipare specifike që shprehin karakterin fizik, fiziologjik, gjenetik, psikologjik, ekonomik, kulturor ose shoqëror të këtij individi ” (Neni 4 Nr.1 të  GDPR)

1. KATEGORITË E TË DHËNAVE TË PËRPUNUARA DHE BAZA LIGJORE

1.1. TË DHËNAT E LIDHURA ME IDENTITETIN

Të dhënat e mëposhtme personale  mblidhen, përpunohen dhe ruhen gjatë përdorimit të aplikacionit të MyTeleDoc: emri, data e lindjes, numri personal i sigurimeve shoqërore (ose, në rastin e klientëve të huaj, numri i identitetit nga një pasaportë ose kartë identiteti), ofruesi i sigurimeve shëndetësore sipas ligjit, gjinia, adresa e shtëpisë, numri i telefonit (përfshirë kodin postar), adresën e postës elektronike dhe fjalëkalimin (për llogarinë e TeleDoc). Këto të dhëna mblidhen në bazë të një kontrate të lidhur gjatë procesit të regjistrimit. Pra, Neni 6 Para. 1 pika b të GDPR formon një bazë të vlefshme ligjore për këtë.

Ne i përdorim të dhënat tuaja vetëm për t’ju ofruar shërbimin e dëshiruar. Ne nuk ua kalojmë këto të dhëna të tjerëve pa dakordësinë tuaj.

Nëse na i dërgoni të dhënat personale me e-mail – pra, jo përmes aplikacionit tonë – ne nuk mund të garantojmë transmetimin e sigurt (pra, sigurinë) e të dhënave tuaja. Për këtë arsye, ne ju rekomandojmë që të mos dërgoni asnjëherë informacion konfidencial të painkriptuar me postë elektronike.

1.2. TË DHËNAT E FATURIMIT

Të dhënat e faturimit (emri, data e lindjes, lloji i shërbimit TeleDoc (një herë ose abonim) dhe një nga tre kategoritë: numër telefoni / të dhënat e siguracionit shëndetësor / të dhënat e kartës së kreditit) mblidhen gjatë regjistrimit dhe është po ashtu e nevojshme të përpunohen këto të dhëna me qëllim  përmbushjen e kontratës. Pra, baza ligjore për këtë është Neni 6 Para 1 pika b të GDPR. Më shumë informacion në lidhje me këtë mund të gjeni më poshtë në pikat “kompanitë e telekomunikacionit celular”, “kompanitë e sigurimeve” dhe “kompanitë e kartave të kreditit”.

1.3. TË DHËNAT E LIDHJES

Gjatë përdorimit të shërbimeve tona, të dhënat e përdoruesit mblidhen dhe përpunohen nga ne. Arsyeja për këtë është sigurimi i funksionimit të mirë të aplikacionit MyTeleDoc dhe përmbajtjes dhe ofertave të listuara në të, për të kryer analiza me qëllim optimizimine shërbimit dhe garantimin e cilësisë ose shmangien dhe eliminimin e gabimeve operacionale. Adresa juaj IP nuk do të ruhet (madje as në një formë anonimati).

Informacioni i kërkuar si data dhe ora e thirrjes, vëllimi i të dhënave dhe referencat e URL-së, çdo mesazh gabimi dhe informacioni në lidhje me shkaqet e gabimeve, ruhen dhe vlerësohen gjatë përdorimit të aplikacionit MyTeleDoc.

Mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave janë të nevojshme me qëllim që të jemi në gjendje t’ju ofrojmë dhe optimizojmë shërbimin TeleDoc. Kjo përcakton një interes të ligjshëm të TeleDoc Holding GmbH si entiteti përgjegjës, duke përmbushur kështu bazën ligjore të Nenit 6 Para 1 pika f. të GDPR.

1.4. TË DHËNAT SHËNDETËSORE

Të dhënat shëndetësore (të dhëna për gjendjen tuaj shëndetësore) formojnë një kategori të veçantë të të dhënave personale sipas Nenit 9 Para 1 të GDPR (“të dhëna të ndjeshme”). Me përjashtim të rasteve të faturimit direkt përmes një kompanie sigurimesh (shih pikën 2.4 më poshtë), të dhënat shëndetësore përpunohen ekskluzivisht në një formë të koduar. Nuk është e mundur që TeleDoc të ketë akses në këto të dhëna. Prandaj, në veçanti, TeleDoc nuk ka akses të drejtpërdrejtë në dosjen e pacientit. Gjatë regjistrimit, klientët shprehimisht bien dakord për përpunimin (e koduar) të këtyre të dhënave në kontekstin e aplikacionit MyTeleDoc. Përpunimi i këtyre të dhënave është një parakusht i domosdoshëm për realizimin e trajtimit telemjekësor. Pra, Neni 9 Para 2 Pika a. të  GDPR formon një bazë të vlefshme ligjore për këtë. Më shumë informacion në lidhje me këtë mund të gjeni më poshtë në nënçështjen “Mjekët TeleDoc”.

2. KALIMI I TË DHËNAVE TEK PALËT E TRETA

Ne nuk ua kalojmë të dhënat tuaja palëve të treta. Përjashtim nga kjo bëjnë ofruesit e shërbimeve dhe partnerët me kontratë të cilët ne i përdorim për qëllime faturimi dhe verifikimi dhe të cilëve u sigurojmë të dhëna. Çdo transferim i të dhënave tuaja bëhet ekskluzivisht në bazë të GDPR. Në mënyrë që të mundësojmë aplikacionin MyTeledoc dhe të faturojmë shërbimet tona, ne përdorim ofruesit e mëposhtëm të shërbimeve dhe/ose partnerët e mëposhtëm me kontratë dhe/ose kategoritë e partnerëve me kontratë: Ofruesit e shërbimit të internetit dhe ofruesit e shërbimit të kryerjes së pagesave.

2.1 OFRUESIT E SHËRBIMIT TË INTERNETIT

Një ofrues i shërbimit IT ofron asistencë teknike për serverat e TeleDoc. Të gjitha të dhënat e përpunuara ruhen në serverat e këtij ofruesi si palë e tretë. Ky ofrues si palë e tretë na bën të mundur t’ju ofrojmë aplikacionin MyTeleDoc. Prandaj, ai mbledhtë dhënat tuaja dhe vepron në emrin tonë. TeleDoc ka lidhur një kontratë për përpunimin e të dhënave me këtë ofrues të shërbimit IT në përputhje me Nenin 28 të GDPR. Selia e tij është në Gjermani. Ne përdorim ekskluzivisht ofruesit e shërbimeve të çertifikuar ISO / IEC 270018 për regjistrimin dhe faturimin e shërbimeve tona TeleDoc

2.2. MJEKËT TELEDOC

Mjekët TeleDoc marrin të dhëna për klientët TeleDoc që u duhen për thirrjen video, me qëllimidentifikimin e klientit dhe ofrimin e shërbimit telemjekësor.

Kjo konkretisht përfshin të dhënat e mëposhtme personale: numrin e telefonit, emrin, datën e lindjes dhe gjininë.

Përveç kësaj, të dhënat e mëposhtme shëndetësore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e shërbimit telemjekësor dhe, që sipas Nenit 9 Para 1 të GDPR, janë “të dhëna të ndjeshme”, përpunohen nga mjekët e TeleDoc:

Të gjitha të dhënat shëndetësore që janë ngarkuar nga ju vetë dhe/ose regjistrohen në aplikacionin MyTeleDoc nën zërat: Cilësimet/Profili/Mjekësore dhe personale (p.sh. përshkrime tës një gjendjeje mjekësore).

Gjithashtu, mjekët e TeleDoc përpunojnë të dhënat e mëposhtme gjatë sigurimit të shërbimeve telemjekësore:

Të gjitha të dhënat shëndetësore që janë ngarkuar dhe/ose regjistruar nga mjeku konsulent (p.sh. receta, referime te mjekë të tjerë ose institucione shëndetësore, udhëzime dhe shënime në lidhje me sëmundjen) dhe, në disa raste, identifikimi i diagnozës në letrën që bashkëshoqëron faturës nëpërmjet një kodi ICD 10.

Të dhënat e marra janë të dukshme për mjekët deri në 24 orë pas miratimit tuaj dhe ruhen vetëm në një formë të koduar, që mund të shihet vetëm nga një mjek gjatë një thirrjeje aktive me video me individin përkatës.

Të dhënat personale të evidentuara në dokumente (të tilla si recetat, referimet tek mjekët e tjerë ose qendra shëndetësore, udhëzimet dhe shënimet në lidhje me sëmundjen) ruhen nga mjekët për një minimum prej dhjetë vjetësh për shkak të detyrimit ligjor mbi ruajtjen e dokumentacionit.

Këto të dhëna ruhen për një maksimum kohe prej një viti në serverat që përdoren nga TeleDoc Holding GmbH. Ato ruhen për një periudhë më të gjatë nëse klienti ka një abonim të vlefshëm në TeleDoc për më shumë se një vit. Në këtë rast të dhënat ruhen për të gjithë kohëzgjatjen e abonimit të klientit.

2.3. KOMPANITË E SIGURIMEVE

Nëse jeni klient i një kompanie sigurimesh që është partner yni në një bashkëpunim, faturimi i shërbimeve tona mund, në rrethana të caktuara, të bëhet nëpërmjet kompanisë suaj të sigurimit. Kur regjistroheni, duhet të vendosni numrin e policës së sigurimit dhe ky informacion kombinohet përmes një faqeje ndërvepruese. Për këtë qëllim, identiteti i klientit dhe përdorimi i shërbimit i komunikohen kompanisë së sigurimit. Nëse dëshironi që faturimi të bëhet direkt përmes kompanisë së sigurimit, kompania e sigurimit gjithashtu merr, në rrethana të caktuara, një diagnozë (mundësisht si një kod ICD 10); kjo është një formë standarde e etiketimit  prej mjekëve. Baza ligjore për këtë është pranimi juaj në përputhje me Nenin 9 Para 2 pika a. të GDPR. Kompania e sigurimit gjithashtu ka të drejtën t’u sigurojë klientëve (të caktuar) kupona që mbajnë një kod të caktuar, me ndihmën e të cilit pala e siguruar përkatëse mund të përdorë gjithashtu shërbimet e TeleDoc. Ne do t’ju kërkonim të sqaroni paraprakisht me kompaninë tuaj të sigurimit nëse mund të zgjidhni shërbimet e ofruara nga TeleDoc përmes kompanisë suaj të sigurimeve.

2.4. KOMPANITË E KARTAVE TË KREDITIT

Nëse as pika 2.3 dhe as 2.4 nuk zbatohen për ju, ju mund të faturoheni përmes një blerjeje brenda aplikacionit në Apple App Store ose Google Play ose, ndoshta, përmes një kompanie të kartave të kreditit. Në këtë të fundit, të dhënat e kartës së kreditit (pronari i kartës, numri i kartës së kreditit, data e skadencës dhe numri i sigurisë në anën e pasme) duhet të futen përmes një faqeje ndërveprimi gjatë regjistrimit. Për këtë qëllim, identiteti i klientit, sidhe tipologjia dhe përdorimi i shërbimit (një herë ose abonim), por në asnjë rast përmbajtja e shërbimit telemjekësor (të dhëna shëndetësore), nuk i komunikohen kompanisë së kartës së kreditit. Përveç kësaj, të dhënat e kartës së kreditit përpunohen. Përkatësisht, e njëjta gjë vlen për rastin më sipër, për blerjet e aplikacioneve përmes Apple App Store ose Google Play.

3. SIGURIA E TË DHËNAVE

Të dhënat tuaja personale mbrohen nga masat e duhura paraprake, organizative dhe teknike. Këto masa paraprake zbatohen veçanërisht për mbrojtjen kundër aksesit , përpunimit, humbjes, përdorimit dhe manipulimit të paautorizuar dhe të paligjshëm, por edhe aksidental.

Kjo mbrojtje sigurohet, në veçanti, nga algoritmi asimetrik i Auth0:

  • Kriteri për identifikim: Klientët kanë akses në të dhënat e tyre personale vetëm nëse vendosin në pajisjet e tyre adresën e postës elektronike dhe fjalëkalimin me të cilin janë regjistruar me ne. Kur regjistroheni për herë të parë në një pajisje, pas regjistrimit të të dhënave të nevojshme gjenerohet gjithashtu një çelës privat (RSA me SHA-256). Klientëve, të cilët kanë harruar fjalëkalimin e tyre, mund t’u caktohet një fjalëkalim i ri përmes lidhjes “rivendosni fjalëkalimin”.

Pas regjistrimit fillestar të suksesshëm, përdoruesi mund të aktivizojë gjurmët e gishtave ose njohjen e fytyrës në cilësimet e telefonit të tyre celular, në varësi të modelit, në mënyrë që të përmirësojë thjeshtimin e procesit të regjistrimit.

  • Enkriptimi nga një skaj në tjetrin: komunikimi midis mjekut dhe pacientit është i koduar me DTLS 1.3 përmes ËebRTC skaj-më-skaj duke plotësuar kështu një standard të provuar të sigurisë.

Ju lutemi vini re se për këtë arsye, ne nuk mund të pranojmë asnjë përgjegjësi të çfarëdo forme për zbulimin e informacionit si rezultat i gabimeve gjatë transmetimit të të dhënave që nuk janë bërë nga ne dhe/ose për ndonjë akses të paautorizuar nga palë të treta (p.sh. sulmet e hakerëve).

4. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE NGA MJEKËT

Në kontekstin e aplikacionit MyTeleDoc duhet të bëhet dallimi midis dy grupeve të mjekëve: Mjekët e përgjithshëm që mund të arrihen në aplikacion (“mjekët TeleDoc”) janë partnerë me kontraë të TeleDoc Albania shpk. Gjatë trajtimit telemjekësor ata mund të rekomandojnë gjithashtu referimin e pacientit te një mjek specialist.

Lidhur me mjekët specialistë të vendosur në Shqipëri, ne përpunojmë të dhënat e mëposhtme:

– Emri i plotë

– Adresa (e ushtrimit të profesionit)

– Numër telefoni

–  Orari

– Ofruesit e sigurimeve shëndetësore

Këto janë të dhëna publike që janë të arritshme lirisht për të gjithë në regjistrat / listat publike siç është lista pranë Urdhërit të Mjekëve sipas Ligjit Nr.123/2014. . Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave është interesi i ligjshëm i TeleDoc Holding GmbH në përputhje me Nenin 6 Para 1 pika f të GDPR.

Këto të dhëna personale të mjekëve specialistë përpunohen gjatë kohëzgjatjes së pranisë  së tyre në listën e mjekëve të TeleDoc dhe nuk janë më të disponueshme pas fshirjes nga lista e mjekëve.

5. RUAJTJA E TË DHËNAVE

Ne nuk do t’i ruajmë të dhënat tuaja më gjatë sesa na duhet për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale dhe ligjore dhe për të mbrojtur veten nga pretendimet e mundshme të përgjegjësisë.

6. SIGURIA E TË DHËNAVE

Ju lutemi, mbani pajisjet tuaja gjithmonë të mbrojtura nga hyrja e paautorizuar nga palët e treta; përdorni fjalëkalime që përmbushin një standard të lartë sigurie; mos ia besoni pajisjet tuaja një pale të tretë dhe mos tregoni asnjë fjalëkalim. Përdorni një program të azhornuar të mbrojtjes nga viruset dhe vizitoni vetëm faqet e internetit autentike dhe serioze. Kontrolloni vërtetësinë dhe seriozitetin e postave elektronike që ju drejtohen dhe mos u jepni asnjëherë fjalëkalime ose të dhëna palëve të treta.

7. FSHIRJA E TË DHËNAVE TË KLIENTIT

Ne i fshijmë të dhënat e klientit që janë ruajtur në serverat e përdorur nga ne brenda periudhës së përcaktuar nga ligji. Të dhënat e klientit fshihen vetëm kur skadon periudha e  përcaktuar nga ligji për ruajtjen e tyre. Këto të dhëna, të cilat ruhen për një periudhë më të gjatë, nuk mund të aksesohen për përdorim të brendshëm.

8. AUTORIZIMET E APLIKIMIT

Në mënyrë që të garantohet funksionimi i plotë të aplikacionit MyTeleDoc, është e nevojshme që të lejoni aksesin e aplikacionit MyTeleDoc në disa funksione të pajisjeve tuaja.

Në rastin e sistemeve operative iOS kërkohen autorizimet e mëposhtme:

Mikrofoni: Kjo është e nevojshme për bisedën audio dhe video.

Kamera: Kjo është e nevojshme për bisedën me video dhe, nëse kërkohet, për fotografimin e dokumenteve.

Fotot: Kjo është e nevojshme, me qëllim që të ruani ose ngarkoni skedarë (skedarë fotografikë të dokumenteve) në kartelën tuaj të pacientit.

Në rastin e sistemeve operative Android kërkohen autorizimet e mëposhtme:

Mikrofoni: Kjo është e nevojshme për bisedën audio dhe video.

Kamera: Kjo është e nevojshme për bisedën me video dhe, nëse kërkohet, për fotografimin e dokumenteve.

Fotot/Media/Të dhënat: Kjo është e nevojshme, me qëllim që të ruani ose ngarkoni skedarë (skedarë fotografikë të dokumenteve) në kartelën tuaj të pacientit.

Lidhjet e rrjetit: Kjo është e nevojshme për komunikimin me serverat TeleDoc.

Këto funksione të pajisjeve tuaja përdoren ekskluzivisht për ofrimin e shërbimeve tona TeleDoc.

9. PËRGJEGJËSIA E PËRBASHËK PËR TË DHËNAT

Nëse përdorni një shërbim telemjekësor, TeleDoc Holding GmbH dhe mjekët e TeleDoc gjithashtu do të përpunojnë së bashku të dhënat tuaja personale dhe të dhënat shëndetësore.

Të dhënat e mëposhtme do të përpunohen bashkërisht:

Të dhënat personale në përputhje me Nenin 4 Nr 1 të GDPR:

Emri i plotë

Data e lindjes

Gjinia

Numër telefoni

Numri personal i sigurimeve shoqërore

Të dhënat shëndetësore në përputhje me Nenin 9 para. 1 të GDPR:

Të gjitha të dhënat shëndetësore që janë ngarkuar nga vetë klienti dhe/ose janë regjistruar në aplikacionin MyTeleDoc nën Cilësimet/Profili/Mjekësore dhe personale (p.sh. përshkrimet e një gjendjeje mjekësore).

Të gjitha të dhënat shëndetësore që janë ngarkuar dhe/ose regjistruar nga konsultimi me mjekë (p.sh. receta, referime te mjekë të tjerë oseinstitucione mjekësore, udhëzime dhe shënime në lidhje me sëmundjen)

Qëllimi i përpunimit të përbashkët: Përpunimi i përbashkët i të dhënave tuaja është i nevojshëm në mënyrë që ju të jeni në gjendje të përdorni shërbimin telemjekësor në kontekstin e aplikacionit MyTeleDoc. Vetë TeleDoc nuk ka akses në të dhënat shëndetësore për shkak të inkriptimit.

Për këtë qëllim, njësitë e përbashkëta përgjegjëse (TeleDoc Holding GmbH dhe mjekët përkatës të TeleDoc) kanë bërë një marrëveshje në përputhje me Nenin 26 të GDPR. Nëse dëshironi të ngrini të drejtat tuaja si palë e prekur sipas GDPR (shih pikën 13), ju lutemi kontaktoni TeleDoc Holding GmbH, përmes detajeve të kontaktit të dhëna më sipër.

10. PËRDORIMI I COOKIES

Cookies janë dokumenta të vogla teksti që depozitohen prej një faqeje interneti në pajisjen e përdoruesit. Shumë cookies përmbajnë të ashtuquajtur ID të cookie-t. Një ID e cookie është një identifikues unik për cookie. Përbëhet nga një varg karakteresh që i mundëson faqeve në internet dhe serverave të vendosen në shfletuesin specifik të internetit në të cilin u ruajt cookie. Kjo mundëson faqet e internetit dhe serverat që vizitohen  të dallojnë shfletuesin individual të personit të interesuar nga shfletuesit e tjerë të internetit që përmbajnë cookies të tjerë. ID unike e cookie mundëson që një shfletues specifik i internetit të njihet dhe identifikohet.

Përdorimi i cookies na mundëson të ofrojmë shërbime më miqësore për përdoruesin, të cilat nuk do të ishin të mundura pa vendosur cookies.

Një cookie mundëson që informacioni dhe oferta në faqen e internetit të optimizohen në interes të përdoruesit.

Dikush mund të bëjë dallimin midis kategorive të mëposhtme të cookies:

Cookie thelbësore, të cilat kërkohen për të garantuar funksione themelore të faqes së internetit.

Cookies të performancës: Cookie-t e performancës mbledhin dhe ruajnë informacione në lidhje me përdorimin e faqes së internetit. Ndër të tjera, këto ruajnë informacione që lidhen me emrin e përdoruesit. Ne gjithashtu përdorim cookies që na lejojnë të mbledhim informacione në lidhje me përdorimin e përgjithshëm të faqes sonë të internetit. Ne i përdorim këto të dhëna në mënyrë që të vazhdojmë të optimizojmë përdorshmërinë e faqes së internetit.

Cookies të funksionimit: Këto cookies na lejojnë të ndërlidhim faqen tonë të internetit me nevojat e përdoruesve në mënyrë që të përmirësojmë përvojën e përdoruesit.

Cookies të Sesionit: Këto janë cookies të përkohshme, të cilat qëndrojnë në kompjuterin e përdoruesit derisa shfletuesi të mbyllet, në atë moment ato fshihen automatikisht.

Cookies të përhershme: Për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, cookies mbeten të ruajtura në pajisjen tuaj dhe na mundësojnë të njohim shfletuesin tuaj gjatë vizitës tuaj të ardhshme.

Duke përdorur faqen tonë të internetit ju konfirmoni pëlqimin tuaj për përdorimin e cookies.

Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj në një mënyrë të tillë që të informoheni për vendosjen e cookies dhe të lejoni cookies vetëm në raste individuale, të përjashtoni pranimin e cookies në raste specifike ose përgjithësisht dhe të aktivizoni fshirjen automatike të cookies me mbylljen e shfletuesit.

Ç‘aktivizimi i cookies mund të çojë në funksionim të kufizuar të faqes sonë të internetit.

11. TË DREJTAT TUAJA SIPAS GDPR-SË

11.1 E DREJTA E INFORMIMIT

Nëse kërkohet, ne do t’ju pajisim me informacion gjithëpërfshirës për të gjitha të dhënat tuaja të ruajtura nga ne brenda periudhës së përcaktuar me ligj. Ky informacion, ndër të tjera përfshin qëllimin e përpunimit dhe kategoritë e të dhënave personale dhe marrësit ose kategoritë e marrësve.

11.2. E DREJTA E KORIGJIMIT

Nëse vëreni që po përdorim të dhëna tuaja të klientit dhe/ose të dhëna të tjera pa miratimin tuaj, ose nëse mendoni se jemi duke shkelur dispozitat ligjore, ose nëse të dhënat e klientit ose përdoruesit janë të pasakta, ju mund të na kontaktoni në adresën e mësipërme të kontaktit në çdo kohë dhe të kërkoni korrigjimin e këtyre të dhënave. Për sa kohë që kjo nuk është në kundërshtim me interesat tona legjitime ose detyrimet ligjore, ne do të pajtohemi me këtë kërkesë në kohën e duhur dhe do t‘i korrigjojmë, plotësojmë ose ndryshojmë të dhënat tuaja personale.

11.3. E DREJTA PËR FSHIRJE

Nëse nuk doni më që të ruajmë të dhënat tuaja të klientit që janë në zotërimin tonë, ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja të klientit në çdo kohë duke shkruar në adresën e postës elektronike dataprotection@teledoc-holding.com Ne më pas do të fshijmë të gjitha të dhënat e klientit të ruajtura nga ne, përveçse nëse ekziston një dispozitë ligjore që na detyron të vazhdojmë të ruajmë këto të dhëna të klientit. Në një rast të tillë ne do t’ju informojmë se ne vazhdojmë të ruajmë të dhënat tuaja të klientit. Ne nuk jemi përgjegjës për fshirjen e të dhënave tuaja të klientit nga palë të treta të cilave u kemi kaluar të dhëna për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale.

11.4. E DREJTA PËR TRANSFERIMIN E TË DHËNAVE

Për sa kohë që kjo është teknikisht e mundur, ju keni të drejtë të lejoni që të gjitha të dhënat tuaja që ruhen tek ne të transferohen në një kompani tjetër.

11.5. E DREJTA E KUNDËRSHTIMIT

Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja nëse ky përpunim është për qëllime të drejtpërdrejta marketingu ose për një qëllim tjetër bazuar në interesin tonë të ligjshëm në përputhje me Nenin 6 para 1 pika f. të GDPR. Me kusht që ne jemi duke përpunuar të dhënat tuaja për qëllime legjitime, ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë përpunim nëse ka arsye për këtë që lidhen me situatën tuaj specifike.

11.6. E DREJTA PËR REVOKIMIN E DEKLARATËS SË PËLQIMIT

Me fillimn e përdorimit të shërbimeve tona, përdoruesit e aplikacionit tonë japin pëlqimin e tyre për përpunimin e të dhënave të tyre personale në lidhje me përdorimin e aplikacionit MyTeleDoc për qëllimet e përcaktuara në këtë Deklaratë për Mbrojtjen e të Dhënave.

Nëse nuk jeni dakord për përdorimin e të dhënave si shpjegohet gjatë regjistrimit, fatkeqësisht nuk është e mundur që ju të përdorni shërbimin TeleDoc.

Ju keni mundësinë të anulloni në çdo kohë me shkrim deklaratën e pëlqimit që keni dhënë, duke dërguar një email në dataprotection@teledoc-holding.com. Ky revokim nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave që ka ndodhur në bazë të deklaratës së pëlqimit deri në pikën në të cilën kjo është revokuar.

11.7. MUNDËSIA PËR TË BËRË NJË ANKESË

Nëse dëshironi të raportoni dhe ngrini pretendime dhe të drejta, por nuk dëshironi të na kontaktoni direkt, ju gjithashtu mund t‘i adresoni shqetësimet ose ankesat tuaja tek Autoritetet e Mbrojtjes së të Dhënave. Një formë përkatëse mund të gjendet në faqen e internetit të Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave përmes linkut: https://www.idp.al