TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME
Më poshtë do të gjeni Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të platformës MyTeleDoc, krijuar nga TeleDoc Holding GmbH dhe në përdorim me të drejta të plota prej shoqërisë së kontrolluar prej saj TeleDoc Albania shpk, këtu e tutje referuar si “TeleDoc”. Ju lutem, lexojini me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
Duke u regjistruar në TeleDoc (në aplikacionin MyTeleDoc ose faqen e internetit) ju pranoni termat dhe kushtet e mëposhtme. Duke u regjistruar, ju pranoni se jeni të paktën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç dhe keni zotësi të plotë ligjore për të vepruar. Ju lutem, adresojeni çdo pyetje në lidhje me Termat dhe Kushtet tona të Përgjithshme tek support@teledoc-holding.com. Informacione të mëtejshëm kontakti mund të gjeni në fund të këtij dokumenti.
1. Kushtet për përdorimin e shërbimeve të TeleDoc
TeleDoc ka zhvilluar një platformë dhe aplikacion në internet (referuar bashkarisht si “Aplikacioni MyTeleDoc”), e cila ju mundëson të merrni konsulencë mjekësore përmes video-telefonatave dhe mesazheve, kripton dhe menaxhon elektronikisht informacionin e pacientit, e dokumenton dhe e bën atë të dukshëm vetëm për mjekun e TeleDoc (kartela e pacientit).
Ju lutem vini re se, aplikacioni MyTeleDoc duhet të përdoret vetëm prej jush ose vetëm prej një të mituripër të cilin ju jeni prindi ose kujdestari i tij ligjor. Përdorimi i aplikacionit me kredencialet tuaja nga palë të treta është rreptësisht e ndaluar dhe do të çojë automatikisht në ndërprerjen e menjëhershme të marrëveshjes suaj me TeleDoc.
2. Regjistrimi
Në mënyrë që të përdorni shërbimet e ofruara nga TeleDoc ju duhet të regjistroheni si përdorues TeleDoc. Ju lutem ndiqni udhëzimet në aplikacionin MyTeleDoc. Pasi të keni përfunduar së plotësuari të dhënat e përdoruesit, ju mund t‘i ndryshoni të dhënat tuaja personale dhe fjalëkalimin në çdo kohë (keni harruar fjalëkalimin?). Emri juaj i përdoruesit është adresa e e-mailit që ju keni dhënë gjatë procesit të regjistrimit.
Ju keni nevojë për emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin në mënyrë që ta përdorni aplikacionin MyTeleDoc në çdo pajisje tjetër të ngjashme me atë në të cilën kryet proçedurën e regjistrimit, ose nëse keni harruar të dhënat e hyrjes. Është përgjegjësia juaj të siguroheni që të dhënat tuaja të hyrjes të mos keqpërdoren. Prandaj, ju jeni përgjegjës për fjalëkalimin dhe emrin tuaj të përdoruesit dhe duhet të siguroheni që ato të mos zbulohen nga palë të treta.
Mbroni privatësinë tuaj duke zgjedhur një fjalëkalim të sigurt dhe duke u kujdesur për këtë fjalëkalim dhe emrin tuaj të përdoruesit. TeleDoc ka të drejtën të bllokojë llogarinë tuaj nëse në gjykimin e tij ka një dyshim të justifikuar për keqpërdorim. Nëse ju dyshoni se llogaria juaj është përdorur nga të tjerë ose se fjalëkalimi juaj është zbuluar, ju keni detyrimin të informoni menjëherë TeleDoc në adresën email: info@teledoc.al në mënyrë që të merren masat e duhura mbrojtëse. Mjeku me të cilin komunikoni përmes video-telefonatave ka detyrim ndaj TeleDoc për të konfirmuar paraprakisht identitetin dhe të drejtat tuaja për të përfituar nga shërbimi i tij. Nëse mjeku nuk mund të përcaktojë identitetin tuaj në bazë të pyetjeve në lidhje me të dhënat tuaja personale, ai ka të drejtë të përfundojë video-telefonatën dhe të refuzojë çdo këshillë të mëtejshme. Në këtë rast ju nuk keni asnjë të drejtë te ngrini ankesë ndaj TeleDoc dhe/ose ndaj doktorit.
Duke u regjistruar, ju pranoni që ne mund, periodikisht dhe nëse është e zbatueshme, t‘ju dërgojmë informacione në lidhje me përditësime dhe zhvillime të reja të aplikacionit MyTeleDoc dhe inovacione në telemjekësi, si dhe reklama dhe përmbajtje marketingu në adresën e-mail që ju keni dhënë. Ju mund të tërhiqeni nga kjo marrëveshje në çdo kohë. Për këtë qëllim, suporti ynë është i vlefshëm për ju në çdo kohë (info@teledoc.al).
3. E drejta e revokimit
Ju keni të drejtën për të revokuar kontratën me TeleDoc brenda 14 ditëve nga regjistrimi për anëtarësim pa dhënë asnjë arsye, me kusht që të moskeni përdorur asnjë shërbim të TeleDoc. Në mënyrë që të ushtroni të drejtën tuaj të anullimit të kontratës ju duhet të na informoni në mënyrë të qartë për vendimin tuaj për të anulluar këtë kontratë (psh. përmes një letre të dërguar me postë, fax ose një e-mail) (adresa: Rruga “Sami Frashëri,Titan Construction, kati i 2; e-mail: info@teledoc.al) . Me qëllim që të respektohet afati i anullimit të kontratës është e mjaftueshme të dërgohet informacioni që ju po ushtroni të drejtën tuaj të revokimit përpara përfundimit të kësaj periudhe.
4. Video-telefonata, informacioni i pacientit dhe dokumentacioni
Regjistrimi dhe konfirmimi i një porosie për blerje, që ju bën ju të përgjegjshëm për të kryer pagesën, tregon se ju jeni duke lidhur një kontratë me TeleDoc. TeleDoc do të kontrollojë përputhshmërinë e informacionit tuaj të pagesës (informacion për kartën e kreditit në rastin e pagesave me kartë krediti, ose numrin tuaj të klientit, numrin tuaj personal,ose numrin e telefonit në rastin e një kontrate me një kompani partnere të TeleDoc – psh. kompani sigurimi, bankë, operator telefonie celulare etj, nëse është e zbatueshme) dhe, në rast përputhshmërie, do t‘ju konfirmojë ju si klient. Ky proces kontrolli përputhshmërie nuk do të bëhet nëse e shkarkoni aplikacionin me anë të faturimit të tij nëpërmjet Apple Store ose Google Store. Nëse blerja (kontrata) juaj konfirmohet, ju bëheni “përdorues TeleDoc i regjistruar”.
Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme do të zbatohen tek ju si një përdorues TeleDoc i regjistruar. Si një përdorues TeleDoc i regjistruar ju mund të përdorni aplikacionin MyTeleDoc për të kontaktuar mjekun që është i disponueshëm nga grupi i mjekëve që përdorin aplikacionin MyTeleDoc për të komunikuar me pacientët. Në aplikacionin MyTeleDoc ju mund të shikoni në çdo kohë nëse një mjek është i gatshëm dhe gjatësinë e çdo kohe pritjeje. Nëse asnjë mjek nuk është menjëherë i gatshëm, thirrja juaj do tju kthehet përmes video-telefonatës në fund të kohës së caktuar të pritjes pa kosto shtesë. Në mënyrë që të mundësojmë që sa më shume pacientë të jetë e mundur të mund të kontaktojnë një mjek, kohëzgjatja dhe frekuenca e nje video-konsulte mjekësore rregullohet sipas parimit të “përdorimit të drejtë”. Në rast të përdorimit mbi mesataren ne kemi të drejtën për të kufizuar përkohësisht llogarinë tuaj.
TeleDoc lidh mjekët dhe pacientët përmes aplikacionit MyTeleDoc duke qenë kështu thjesht operator i platformës së komunikimit telemjekësor. Mjekët që ofrojnë këshilla përmes video-telefonatës në sajë të aplikacionit MyTeleDoc nuk po veprojnë si mjekë në emër të TeleDoc, por thjesht mund të arrihen me anë të video-telefonatës nëpërmjet aplikacionit MyTeleDoc. TeleDoc nuk është ofrues i shërbimeve mjekësore dhe nuk mban përgjegjësi dhe as jep garanci mbi përmbajtjen e një këshille mjekësore që ju merrni nëpërmjet aplikacionit MyTeleDoc. Kjo përmbajtje ështe ekskluzivisht përgjegjësia e doktorit që ju ofron këshillën. Duke kontaktuar me një mjek ju jeni duke lidhur një kontratë trajtimi me mjekun që po ju jep këshilla.
Ju lutemi, kini parasysh se jo çdo gjëndje shëndetësore është e përshtatshme për një konsultë me video-telefonatë. Në rast të simptomave urgjente dhe veçanërisht kërcënuese, është thelbësore, në varësi të urgjencës, të kontaktoni direkt shërbimet paramjekësore ose të urgjencës. Për shembull, në Shqipëri, shërbimi i urgjencës mund të kontaktohet në numrin 127. Ju lutem, informohuni për shërbime të tilla në rajonin tuaj.
Në rastet e mëposhtme ju lutemi kontaktoni menjëherë shërbimin e urgjencës:
- Arrest kardiovaskular
- Humbje ndjenjash
- Vështirësi në frymëmarrje
- Ngërçe
- Gjakderdhje e rëndë dhe dëmtime
- Konfuzion
- Djegie serioze, etj.
Edhe në rastin e simptomave të tjera mjeku, i cili keni kontaktuar nëpërmjet aplikacionit MyTeleDoc, mund të refuzoj t’ju jap një këshillë për shkak të gjendjes suaj shëndetësore dhe/ose simptomave që ju përshkruani, dhe t‘ju rekomandojë të kontaktoni shërbimin e urgjencës ose të paraqiteni në një qendër shëndetësore. Në çdo rast, mjeku që po ju ofron keshilla është përgjegjës për të përcaktuar nëse gjendja juaj shëndetësore është e përshtatshme për një konsultë përmes video-telefonatës, për t‘ju përshkruar mjekim, për t’ju dhënë një diagnozë mbi sëmundjen apo për t‘ju dhënë udhëzime të shkruara elektronikisht, ose për t‘ju referuar te një mjek tjetër ose në një qendër shëndetësore.
Në rastin kur mjeku mendon se rasti juaj nuk është i përshtatshëm për një konsultë me videotelefonatë dhe se ju duhet të telefononi ose të shkoni në një qendër shëndetësore ose te mjeku i familjes/ shërbimi i urgjencës, ju nuk mund të bëni asnjë ankesë ndaj TeleDoc. Ju mund ta ruani informacionin tuaj si pacient dhe dokumentat në kartelën tuaj të pacientit dhe ti jepni akses te kartela juaj mjekut që po ju jep këshilla përgjatë video-konsultës nëpërmjet aplikacionit MyTeleDoc. Ky informacion është i vlefshëm për mjekun përgjatë video-konsultës me ju dhe për maksimumi 24 orë më pas, pas kësaj mjekët kanë akses vetëm tek shënimi i mjekut të shkruar nga ata vetë. TeleDoc nuk mund ta shohë informacionin dhe dokumentimin tuaj si pacient. Ju lutem ngarkoni të gjitha dokumentat që ju dëshironi të përdorni përgjatë video-telefonatës suaj me mjekun në kartelën tuaj të pacientit para video-konsultës suaj me mjekun.
Ju mund të ruani foto ose material PDF në kartelën tuaj të pacientit. Mjeku që po ju këshillon mund të ruajë receta, referime për mjekë të tjerë ose qendra shëndetësore, udhëzime dhe shënime mbi sëmundjen dhe recetat e lëshuara nga ata vetë në kartelën tuaj të pacientit. Recetat që ju merrni në këtë mënyrë plotësojnë kërkesat ligjore në Shqipëri dhe mund të blihen në mënyrë elektronike në Shqipëri. Megjithatë, TeleDoc nuk garanton që secili farmacist në Shqipëri ose në vende të tjera do të pranojë të tilla receta elektronike. Dokumentet që ju keni ngarkuar në kartelën tuaj elektronike si pacient mbeten të vlefshme për çdo rast për një vit pas përfundimit të marrëdhënjes kontraktuale. TeleDoc gëzon të drejtën për t‘i fshirë ato pas përfundimit të kësaj periudhe një vjeçare.
5. Komunikimi midis përdoruesve të regjistruar dhe TeleDoc
Komunikimi me TeleDoc bëhet në mënyrë elektronike. Ju bini dakort me këtë komunikim elektronik me TeleDoc, në mungesë të ndonjë kërkese më të rreptë ligjore. Ju jeni të detyruar të na informoni për çdo ndryshim në të dhënat që keni vendosur kur jeni regjistruar.
6. Përgjegjësia dhe garancitë
TeleDoc pohon se mjekët që ofrojnë këshilla nëpërmjet aplikacionit MyTeleDoc janë mjekë të trajnuar, me eksperiencë dhe licencë të ushtrimit të profesionit në Shqipëri. TeleDoc është përgjegjës dhe garanton vetëm për shërbimet e tij dhe jo ato të mjekëve, veçanërisht pasi këto shërbime nuk janë objekti i kontratës ndërmjet jush dhe TeleDoc. TeleDoc gjithashtu nuk është as përfaqësuesi dhe as agjenti i mjekut që kontaktoni nëpërmjet aplikacionit MyTeleDoc dhe nuk mund të japë asnjë garanci ligjore për mjekun.
Me përjashtim të periudhave të rregullta të mirëmbajtjes, aplikacioni MyTeleDoc është projektuar të funksionojë gjatë orarit të treguar në faqen e internetit të TeleDoc. Aplikacioni MyTeleDoc sigurohet “siç shihet” ose në formën e tij përkatëse ekzistuese. TeleDoc merr përsipër të sigurojë që sistemet dhe programet që i përkasin atij ose mbi të cilat ai ka ndikim të jenë të sigurta në përputhje me kushtet teknike dhe të ndjekin rregullat në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. TeleDoc nuk mban përgjegjësi për difekte për të cilat nuk është përgjegjës dhe nuk garanton shërbim pa ndërprerje. TeleDoc gjithashtu nuk mban përgjegjësi për forca madhore, veprime të papërshtatshme ose çdo shpërfillje të rrezikut të treguar nga ju ose palë të treta ose ndërprerje të shkaktuar nga palë të treta (viruse, sulm hakerash ose të ngjashme) që ndodhin pavarësisht masave të duhura të sigurisë.
TeleDoc nuk mban përgjegjësi për cilësinë e pajisjeve tuaja të internetit ose internetin dhe/ose lidhjen telefonike që ju përdorni. Aplikacioni MyTeleDoc mund të përdoret në sistemet që operojnë me IOS dhe Android. Ne nuk mund të garantojmë që aplikacioni MyTeleDoc mund të përdoret (pa ndërprerje) nga versione më të vjetra të këtyre sistemeve operative. Në çdo rast është përgjegjësia juaj të garantoni sigurinë e sistemeve, programeve dhe skedarëve që përfshihen në fushën tuaj të ndikimit. Në çdo rast është përgjegjësia juaj të garantoni sigurinë e sistemeve, programeve dhe skedarëve që përfshihen në fushën tuaj të ndikimit. Ne nuk mund të sigurojmë përdorimin pa ndërprerje dhe ndërhyrje të aplikacionit MyTeleDoc dhe kjo nuk është pjesë e kontratës. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëme materiale të shkaktuara nga neglizhenca të vogla, përveçse nëse kjo rezulton nga shkelja e përgjegjësive kryesore kontraktuale, ose për dëmtime pasuese dhe ndonjë humbjeje tjetër indirekte ose fitim të munguar që ju mund të keni pësuar si rrjedhojë e kësaj ndërprerjeje.
E gjithë përgjegjësia përjashtohet në rast forcash madhore, dëmesh materiale të shkaktuara nga neglizhenca të vogla (përveçse nëse kjo rezulton nga shkelja e përgjegjësive kryesore kontraktuale), dëmesh pasuese dhe çdo humbje tjetër indirekte ose fitim të munguar si pasojë e neglizhencave të lehta. Ne mbajmë përgjegjësi të plotë për pretendimet sipas ligjit për përgjegjësinë për shërbimin e telemjekësisë. Ju lutem sigurohuni që mjeku është në gjendje të shohë të gjitha pjesët e kartelës suaj të pacientit që ju i keni dhënë akses. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëme që rezultojnë nga fakti që mjeku nuk ka akses ose ka akses të kufizuar në kartelën tuaj mjekësore për shkak të problemeve teknike ose për shkaqe të tjera për të cilat ne nuk jemi përgjegjës.
7. Kontrata e trajtimit
Të gjithë mjekët që përdorin aplikacionin MyTeleDoc për video-konsultë me pacientë janë mjekë të licencuar në Shqipëri. Ata e përdorin aplikacionin MyTeleDoc në emër dhe për llogari të tyre. Duke përdorur aplikacionin MyTeleDoc për të kontaktuar një mjek, ju po lidhni një kontratë trajtimi me mjekun të cilin po kontaktoniJu e kuptoni që mjeku nuk mund t’ju mjekojë fizikisht, por thjesht t’ju këshillojë nëpërmjet video-telefonatës.Ju e kuptoni se jo çdo gjendje shëndetësore është e përshtatshme për konsultë nëpërmjet video- telefonatës. Veçanërisht në rastin e simptomave urgjente dhe të rrezikshme është e rëndësishme, në varësi të urgjencës, të kontaktoni menjëherë shërbimin e urgjencës. Ju keni të drejtë të kërkoni që mjeku të prezantohet duke treguar emrin e tij. Të gjithë mjekët që ju kontaktoni nëpërmjet aplikacionit MyTeleDoc janë zotuar t‘ju tregojnë emrin e tyre ose, kur është e zbatueshme, informacion mbi specialitetin e tyre.
8. Kohëzgjatja e kontratës
Kontrata juaj e abonimit ka një kohëzgjatje prej 1 (një) viti nga fillimi i marrëdhënies kontraktuale me TeleDoc dhe do të zgjatet automatikisht për një periudhë prej një muaji, nëse ju nuk njoftoni për përfundimin e saj të paktën dy javë përpara përfundimit të afatit 1 vjeçar. Konfirmimi për përfundimin e kontratës duhet të bëhet me e-mail në adresën info@teledoc.al. Në se marrëdhënia kontraktuale është shndërruar në një detyrim të vazhdueshëm si rrjedhojë e disa dispozitave ligjore ose gjyqësore, secila palë e kësaj kontrate ka të drejtën ta përfundojë atë në fund të çdo muaji, me kusht që të respektohet afati i njoftimit 30ditor para përfundimit të saj.
TeleDoc ka të drejtë ta përfundojë kontratën me ju pa ju njoftuar, në rast se ka arsye bindëse dhe të justifikuara për ta bërë këtë, bazuar në parimin e sjlljes korrekte dhe konform frymës së kësaj kontrate. Në një rast të tillë, ju nuk keni asnjë të drejtë të ankoheni ndaj TeleDoc. TeleDoc mund të ngrejë ankesa ndaj jush tek palë të treta dhe mund të përdorë shërbimet e palëve të treta për të përmbushur detyrimet e tij ligjore.
9. Informacionet tona të kontaktit
TeleDoc Albania Shpk,
Adresa: Rruga “Sami Frashëri”, Titan Construction, Kati i dytë, Tiranë, Shqipëri;
Nipt: L91414028V
E-mail: info@teledoc.com
10. Përgjegjësia
Ju e kuptoni se një video-konsultë është veçanërisht e papërshtatshme dhe e pamjaftueshme për njerëz që kanë nevojë për monitorim mjekësor të drejtpërdrejtë apo marrjen e masave mjekësore urgjente. Për më tepër, aplikacioni MyTeleDoc nuk është një sistem urgjence. Mjeku përjashton çdo përgjegjësi për forca madhore, dëme materiale të shkaktuara nga neglizhenca të lehta (përveçse nëse kjo rezulton nga shkelja e përgjegjësive kryesore kontraktuale), si dhe për dëme pasuese dhe ndonjë humbjeje indirekte ose fitimi të munguar si pasojë e neglizhencës së lehtë.
Gjithashtu, mjeku përjashtohet nga çdo përgjegjësi që rezulton nga fakti që ai ju sugjeron të kontaktoni shërbimet paramjekësore/të urgjencës ose të paraqiteni në një qendër shëndetësore, ose prej faktit që ai refuzon t’ju këshillojë, t’ju japë një diagnozë për sëmundjen, t’ju përshkruajë mjekim (në veçanti, ilaçe të përzgjedhura nga ju) dhe/ose t’ju referojë te një mjek tjetër ose qendër shëndetësore specifike ose t’ju japë udhëzime. Nëse mjeku e bën këtë, është ekskluzivisht nën gjykimin e tij mjekësor dhe në përputhje me dispozitat ligjore.
Mjeku nuk mban përgjegjësi për cilësinë e aplikacionit MyTeleDoc dhe, në veçanti, për cilësinë e internetit tuaj ose të tij dhe/ose lidhjen telefonike, ose për çdo gabim që ndodh për shkak se ai nuk ka akses ose ka akses të kufizuar te kartela juaj e pacientit dhe/ose nuk mund t’ju këshillojë për shkak të një problemi teknik ose për shkak të ndonjë arsyeje tjetër për të cilën mjeku nuk është përgjegjës Në veçanti, mjekët nuk janë përfaqësues dhe as agjentë të TeleDoc, por e ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe nën përgjegjësinë e tyre.
11. Ligji i aplikueshëm dhe vendi i juridiksionit
TeleDoc Albania është një shoqërii me përgjegjësi të kufizuar në Shqipëri. Në kontratën tuaj me TeleDoc Albania aplikohet legjislacioni shqiptar. Me kusht që të mos ketë shkaqe ligjore bindëse për të kundërtën, vendi i juridiksionit për të gjitha mosmarrëveshjet që lidhen dhe që burojnë nga marrëdhënia kontraktuale me TeleDoc është gjykata kompetente në Shqipëri. Të gjithë mjekët që përdorin aplikacionin MyTeleDoc për video-konsulta me pacientë janë mjekë të liçencuar në Shqipëri. Në kontratën tuaj të trajtimit me mjekun në fjalë, aplikohet legjislacioni shqiptar. Me kusht që të mos ketë shkaqe ligjore bindëse për të kundërtën, vendi i juridiksionit për të gjitha mosmarrëveshjet që lidhëen dhe që burojnë nga marrëdhënia kontraktuale me mjekun në fjalë është gjykata kompetente në Shqipëri.
12. Dispozita përfundimtare
Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme rregullojnë plotësisht marrëdhënien tuaj kontraktuale me TeleDoc dhe mjekët që ofrojnë shërbime nëpërmjet TeleDoc. Nuk ka marrëveshje të tjera shtesë ose verbale. Çdo ndryshim ose shtesë në Termat dhe Kushtet e Përgjithshme midis jush dhe TeleDoc duhet të bëhet me shkrim. Ky kusht aplikohet gjithashtu edhe për çdo rast përjashtimor nga ato në formë të shkruar. Në këtë rast, forma e shkruar duhet të jetë e-maili.
Nëse ndonjë kusht individual i këtyre Termave dhe Kushteve të Përgjithshme rezulton i pavlefshëm, vlefshmëria e termave dhe kushteve të tjera mbetet i pacënuar.